E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shanghai, moti i keq pengon shikimin e eklipsit

Shërbimi meteorologjik në Shanghai parashikon reshje të dendura shiu dhe shtrëngata në momentin kur do të ndodhë eklipsi më i gjatë i shekullit XXI, që do të nisë rreth orës 00:30 GMT.

Fenomeni natyror do të jetë praktikisht i pamundur për t'u parë, deklaroi një përfaqësues i zyrës së Shërbimeve Meteorologjike për gazetën "Shanghai Daily".

"Edhe nëse nuk do të ketë reshje shiu, retë e dendura do të bllokojnë plotësisht mundësitë për të parë eklipsin", u shpreh ai.

Pjesa lindore e Kinës do të jetë rajoni më i përshtatshëm për të parë fshehjen e Diellit pas Hënës.

Ky fenomen do të zgjatë rreth 5 minuta në Shanghai, kundrejt tre minutave që do të zgjasë në Indi.

Por Dielli do të qëndrojë plotësisht i fshehur përgjatë gjashtë minutave e 39 sekondave në një zonë pak të banuar të Paqësorit, kohëzgjatje rekord që nuk do të kalohet deri në vitin 2132.

Kjo perspektivë ka tërhequr në Lindjen e Largët një numër të madhe turistësh, situatë e dukshme në Shanghai, ku hotelet dhe restorantet e disa zonave janë mbushur nga prenotimet.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›