Shansi “i argjendtë” i Shqipërisë
26/05/2010 Juliana Pasha
Oslo, Norvegji –E veshur në pantallona të zeza, “me një pamje futuriste”, këmishë të zezë të dekoruar me zbukurime të argjendta. Kështu u shfaq këngëtarja shqiptare Juliana Pasha natën e djeshme në Gjysmë-Finalen e parë të Festivalit Evropian të Këngës në skenën e “Telenor Arena” në Oslo të Norvegjisë. Tre vokalistet që e shoqëronin Pashën ishin veshur gjithashtu me fustane të zinj dhe elementë të vegjël të argjendtë në shpatullat e tyre, ndërsa violinisti kishte veshur një kostum ngjyrë gri të errët. Topa të argjendtë në pjesën e pasme të skenës; ndriçim i purpurt dhe i bardhë. Përshtypja që krijohej në përgjithësi ishte ajo e një këngëtareje dhe kënge shumë dinamike. Me zë tepër të fortë dhe një shfaqje “të ndritshme”, “It’s All About You”, ka vërtet shumë shanse për në finale.
Edhe në faqen e Eurovision-it nënvizohet se Shqipëria, e cila arriti të kualifikohet për në finalen e Këngës në Eurovizion për dy vitet e fundit, nuk ka asnjë arsye se pse të mos kualifikohet sërish në finale, duke bërë kështu që kjo të jetë hera e tretë me fat me “të këndshmen Juliana Pasha!”
Fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 48-të të Këngës në RTSH, këngëtarja Juliana Pasha ishte e 12-ta në konkurrim, me këngën “Nuk mundem pa ty”, të cilën e solli në versionin anglisht. Ajo u ngjit në skenë së bashku me Glenys Vargas nga New York, Desiree Keedjour nga Chicago dhe Joy po nga New York, të shoqëruar nga violinisti Olen Çezari, me të cilin Pasha improvizoi pak edhe në kërcim.
Shqipëria merr pjesë për të shtatën herë në “Eurovision” dhe është për t’u nënvizuar se investimi për prezantimin, kësaj radhe ka qenë më i madh. Pasha është vlerësuar vërtet mirë këto ditë dhe gjatë konferencës së shtypit të zhvilluar në Oslo, asaj iu kërkua të interpretonte edhe “live”. “It’s all about you”, (përkthimi i “Nuk mundem pa ty”), është përpunuar në SHBA dhe Britani.
“Nuk mundem pa ty” është një krijim i Ardit Gjebreas (muzika, teksti), Pirro Çakos (teksti) dhe Shpëtim Saraçit (orkestrimi).
Në promovimin e këngës si vokal i dytë kanë qenë të pranishme edhe tre vajza nga Britania e Madhe.
Në “Eurosong 2010” janë 39 shtete pjesëmarrës, të vendosur në Oslo. Edicioni i një viti më parë i festivalit i zhvilluar në Moskë, u fitua nga përfaqësuesi i Norvegjisë, Aleksander Rybak, dhe sipas rregullit ai “e çoi”, “Eurovision”-in në shtetin e vet.
Kënga shqiptare e Pashës është promovuar përpara fillimit të netëve të Eurosong në Maqedoni, Bosnjë, Hercegovinë dhe Holandë. Në konferencën për shtyp të para disa ditëve në Oslo, Pasha ka pohuar se këngëtaret e saj të preferuara janë Whitney Houston dhe Celine Dion, ndërsa stilet e preferuara të saj muzikore janë xhazi, blues dhe rock-u.
Shqipëria në “Eurovizion”
Shqipëria mori pjesë në “Eurovizion” për herë të parë në vitin 2004 e përfaqësuar nga këngëtarja Anjeza Shahini, me këngën “Imazhi yt” e kompozitorit Edmond Zhulali. Një vit më pas vendi ynë u përfaqësua në këtë festival me këngëtaren Ledina Çelo me këngën “Nesër shkoj” e kompozitorit Adrian Hila dhe me poet Pandi Laçon. Në 2006-ën ishte këngëtari Luiz Ejlli me këngën “Zjarr e ftohtë” të Klodian Qafokut, ai që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Evropian. “Balada e gurit” dhe këngëtari Frederik Ndoci ishin “përfaqësuesit e radhës”, në maj 2007, një krijim sërish ky i Adrian Hilës dhe Pandi Laços. Sërish një krijim i Hilës dhe Laços ishte përfaqësues në vitin 2008 në “Eurosong”, që këtë herë mbahej në Beograd. Bëhet fjalë për “Zemrën e lamë peng”, të interpretuar nga këngëtarja Olta Boka. Në vitin 2009 në festivalin e zhvilluar në Moskë, Shqipëria u përfaqësua me këngën “Më merr në ëndërr” kënduar nga Kejsi Tola, kompozim i Edmond Zhulalit me tekst të Agim Doçit.