Vajza rreh babanë, policia e merr në mbrojtje
26/05/2010 E kritikonte për sjelljen
DURRES- Policia ka marrë dje në mbrojtje një burrë të moshuar duke i dhënë fund vuajtjeve të tij të nisura prej kohësh brenda në familje. Kudret Darsina lindur e banues në lagjen numër 18 është marrë në mbrojtje nga policia, pasi rrihej nga e bija çdo ditë. 20-vjeçarja Flora Darsina 20 vjeçe kishte hyrë në konflikt me babanë e saj 75-vjeçar për shkak të sjelljeve të pahijshme të vajzës në lagje dhe në qytet. Babai i 11 fëmijëve jetonte me të bijën në shtëpi, pasi fëmijët e tjerë ishin martuar dhe kishin krijuar familjet e tyre. Konfliktet babë-vajzë kanë filluar 2-3 vite më parë për të shkuar drejt konfliktit të fortë. 20-vjeçarja ka nisur të vërë dorë mbi babanë duke ushtruar ndaj tij presion psikologjik si dhe dhunë fizike. Shenjat në trup e në fytyrë kanë bindur policinë se burri 75-vjeçar ishte bërë viktimë e dhunës në familje. Këtë herë vajza e shtëpisë është bërë objekt policie nën akuzën e dhunës psikologjike e fizike, kurse viktima e saj është marrë në mbrojtje. Babai i 11 fëmijëve ka kërkuar ndihmë tek djemtë dhe vajzat e martuara, por asnjëri nuk ka mundur të ndalojë agresivitetin e së bijës, e cila e ka qëlluar me sende të forta babanë pa asnjë shkak. Vajza është konfliktuar me babanë, pasi ai e ka qortuar të bijën lidhur me ikjet pa adresë nga shtëpia dhe kthimin në mesnatë.