E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, afër Atletico Madridit?

Xherdan Shaqiri është vërshuar nga skuadrat që ia kanë vënë syrin në vitin e fundit. Zërat e fundit thonë se futbollisti kosovar mund ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Ueb faqja italiane calciomercato.com ka marrë informata se 20 vjeçari mund të transferohet në Atletico Madrid gjatë janarit ose në verën e vitit të ardhshëm. Përfaqësuesi zviceran është bërë dëshirë e shumë klubeve të njohura evropiane.

Në Itali ai pëlqehet nga Roma, Napoli, Fiorentina, Juventusi, Interi dhe Milani. Në Angli janë Manchester United, Liverpool e Arsenal, ekipet që e vëzhgojnë me kujdes, kurse në Gjermani e pëlqejnë Bayern Munich, Hamburg dhe Borussia Dortmund.

Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2014, por nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga kampioni zviceran gjatë janarit ose në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›