E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri dëshiron t’i hakmerret Bayernit

Derisa zviceranët po kërcënohen me përjashtim nga garat ndërkombëtare, Xherdan Shaqirit nuk po i intereson një gjë e tillë.

Mesfushori kosovar mendjen e ka se si ta ndalë Bayernin, i cili sezonin e kaluar kishte mundur Baselin dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Ne duam të hakmerremi. Kundër Manchesterit, na është nevojitur një mrekulli, edhe tani na duhet një gjë e tillë. Ata që nuk përcaktojnë objektiva, duhet të rrinë në shtëpi”, ka thënë Shaqiri për taboidin zviceran, Blick.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›