Vargas në Napoli

Sulmuesi kilian Eduardo Vargas ka njoftuar se do të transferohet në Napoli pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.
Ylli 22 vjeç i Universidad de Chile ishte spekuluar me transferim te Chelsea, por do të kalojë në Itali për 11.5 milionë funte ku do të bashkohej me sulmuesit e tjerë jug-amerikan, Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi.
“Po, do të kalojë në Napoli, klub i madh në Itali. Jam i sigurt se do të luajë mirë atje. I njoh Cavanin dhe Lavezzin” tha Vargas për Radio Cooperativa.