E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar, objektivi kryesor i Chelseas

Andre Villas-Boas ka vënë sulmuesin e Santosit, Neymar në krye të listës së objektivave të tij për transferim gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar mediet angleze të dielën.

Neymar, 19 vjeç nuk do të kushtojë lirë, por ai është futbollisti të cilin e kërkon Villas-Boas për të filluar një epokë të re në Stamford Bridge.

Neymar, i cili ishte i pafuqishëm kundër Barcelonës në finalen e Botërorit të klubeve ka shënuar nëntë gola në vetëm 15 paraqitje për Brazilin dhe është një prej futbollistëve më të kërkuar në botën e futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›