Liverpool monitoron Ozilin

Liverpool do të monitorojë situatën e Mesut Ozilit në Real Madrid pas ultimatumit të Jose Mourinhos për mesfushorin gjerman.
Ozil është paralajmëruar nga trajneri i tij se mund të largohet nga Santiago Bernabeu nëse nuk përmirësohet deri në fund të këtij sezoni. Mourinho kishte pranuar se priti më tepër nga Ozil në humbjen 3-1 në El Clasico nga Barcelona.
Në ndërkohë, mediet angleze kanë njoftuar se Liverpool përcjell gjendjen e Ozilit në Madrid duke shpresuar se u ofrohet mundësia për paraqitjen e një oferte për transferimin e tij në Anfield Road.