E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldos nuk i interesojnë kritikat

Cristiano Ronaldo riktheu Real Madridin në krye të La Ligas të shtunën dhe iu kundërpërgjigj kritikëve të tij.

Ylli portugez shënoi het-trik në fitoren e Realit ndaj Sevillas në udhëtim me rezultat 6-2, pas së cilës gjiganti madrilen u kthye në krye të tabelës në La Liga. Ronaldo ishte kritikuar ashpër për paraqitjen e tij në humbjen 3-1 nga Barcelona, mirëpo ai tregoi se çka është në gjendje të bëjë duke realizuar tri herë përballë Sevillas.

“Nuk më intereson çka thonë njerëzit për mua. Unë e bëjë punën time dhe jam i përqendruan ë ekip. Sonte luajtëm mirë dhe kemi arritur objektivin, të jemi tri pikë epërsi para Krishtlindjeve” deklaroi ai. Ronaldo ka realizuar 111 gola në 112 paraqitje për Realin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›