Shaqiri dëshiron trofe tjerë me Baselin
_10404.jpg)
Xherdan Shaqiri synon të fitojë trofe tjerë me Baselin. Mesfushori kosovar po ashtu ëndërron ta eliminojë Bayern Munichun, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
“Derisa të jem këtu, jam këtu dhe më pëlqen kjo. Dëshiroj të fitoj trofe tjerë me Baselin dhe ta mposht edhe Bayernin. Nuk e kam ndërmend të largohem nga këtu”, deklaroi 20 vjeçari, i cili ka kontratë me kampionin zviceran deri në vitin 2014.