Zurichu e pret vendimin e Mehmedit

Zurichu është duke e pritur vendimin e Admir Mehmedit, i cili ka udhëtuar të mërkurën drejt Ukrainës, për të biseduar me drejtuesit e Dinamo Kievit.
“Nëse vendos të shkojë, do të jemi të lumtur për të. Ndërsa, nëse vendos të qëndrojë, po ashtu do të jemi të lumtur”, deklaroi drejtori sportiv i Zurichut, Fredy Bickel.
Dinamo ka ofruar rreth 4 milionë euro për 20 vjeçarin, i cili ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 4 asistime këtë sezon.