Vrasje mes dy tregtarësh, arrestohet i dyshuari

Lushnje, 26 janar
NOA Update Masakrohet me thikë një tregtar në Lushnje, policia arreston autorin e
dyshuar të krimit.
Ngjarja ndodhi
sot pas mesdite në qytetin e Lushnjes kur tregtari Artan Murati dyshohet të jetë qëlluar
me thikë nga shitësi ambulant Mustafa Lame.Murati posedonte
një minimarket në qytetin e Lushnjes dhe sot ndodhej në subjektin e tij kur mes
tij dhe tregtarit ambulant i cili sipas policisë ishte Mustafa Lame ka nisur një sherr për
motive të dobëta.
Pas fjalëve fyese
të ndërsjella, Lame ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa herë tregtarin duke
e lënë të vdekur në vend.
Policia e
Lushnjes e sinjalizuar për ngjarjen, tha se ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të
zbuluar shkaqet dhe autorin e krimit.
Burime nga
policia thanë se pas hetimeve të para u bë i mundur identifikimi i autorit të
dyshuar i cili rezulton të jetë Mustafa Lame.
Ndërkohë të njëjtat
burime thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi shkaqet e këtij
ekzekutimi.
Për tregtarin ka
qenë e kotë ndërhyrja mjekësore pasi ai ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi u
godit me thikë.
k.k/NOA