Mbante hashash në makinë, arrestohet 21-vjeçari

Durrës, 26 janar
NOA Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi posedonte në makinë një
sasi hashashi.
Policia e Durrësit
deklaroi sot se Ferit Turullai, 21-vjeç lindur e banues në lagjen Lugina
Shijak, është kapur dje pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip
Polo me targa BA440GC që drejtohej prej tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë
e provës materiale të vendosura në 9 qese
plasmasi farmaceutike, 27,95 gramë lëndë
e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet për
veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike në ngarkim të
21-vjeçarit kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.
k.k/NOA