Shaqiri i siguron fitoren Baselit

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 22:14
Xherdan Shaqiri i ka siguruar fitoren Baselit përballë Sionit 1:0.
Mesfushori kosovar në minutën e 61’të ka realizuar gol të rëndësishëm për kampionin e Zvicrës, i cili me këtë fitore është shkëputur katër pikë (41) nga përcjellësi Zurich, i cili ka 37 pikë të tubuara.
Dhjetë minuta pa përfunduar takimi, Shaqiri i ka liruar vendin Daogarit, derisa për Baselin 90 minuta ka luajtur Granit Xhaka, i cili po tregon paraqitje të mira. Ndërsa vëllai madh i tij, Graniti ishte në bankën rezervë.