Kastrati, dy gola në fitore

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 22:18
Flamur Kastrati po vazhdon të shkëlqejë. Ai ka realizuar dy gola për Osnabruckun, i cili në shtëpi mposhti Oberhausenin me rezultat 3:1.
Sulmuesi kosovar për katër minuta (’10 e ’14) ka realizuar dy gola, derisa në minutën e 38’të është dashur ta lëshojë fushën pas një dëmtimi.
Ky është goli i tretë i kosovarit në fanellën e klubit gjerman që nga huazimi gjatë janarit nga kampioni i Holandes Twente.
Pas 23 xhirove në Bundesligë, Osnabruck zë vendin e 14’të në renditjen tabelore me 25 pikë të tubuara.