E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore, Shqipëri-Azerbajxhan 0-1

/* */

Një Shqipëri e shëmtuar në një stadium thuajse të boshatisur “dhuroi” një shfaqje të varfër në humbjen 0-1 me Azerbajxhani, të parën në pesë ndeshje me azerët.

E drejtuar nga trajneri i Kombëtares U-17, boshnjaku Xhemal Mustedanagiç, Kombëtarja e kapitenit Lorik Cana, edhe pse u mundua se do të dhuronte spektakël ndaj ekipit mik, vendi i 117-të në renditjen e FIFA-s, krijoi shumë pak për të rrezikuar seriozisht portën e Popoviçit.

Një ofensive e zbehtë, shpesh e paqartë dhe pa e organizuar, dha sinjalin më te keq, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë pa fitore, qysh kur fitoi 3-2 në testin me Malin e Zi në Shkodër, më 10 gusht.

Golin e vetëm të takimit e shënoi në minutën e 22-të mesfushori i Karabakut, Alijev, shok skuadre me Admir Telin dhe Ansi Agollin.

Miqësorja e radhës e Kombëtares sonë është ajo kundër Maqedonisë, në Prilep, më 15 nëntor.

Ndaj maqedonasve kemi një bilanc negativ: në 7 ndeshje kemi fituar vetëm 1 herë kundër tyre.

SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 0-1
Shenues: /Alijev 22′

E premte, 11 nëntor 2011, ora 18:00, në stadiumin “Qemal Stafa”, të Tiranës

Shqipëria: Hidi, Lila, Dallku, Teli, Agolli, Cana, Roshi (Kapllani 88′), Bakaj (Januzi 72′), Hyka, Salihi (Muzaka 78′), Bogdani (Vila 46′). Trajner: Mustedanagiç

Azerbajxhan: Popoviç, Malikov (Allahverdiev 55′), Sadikov, Çertoganov (Amirguliev 79′), Subasiç (Mamadov 74′), Alijev, Husejnov, Abishov, Nadirov (Hajijev 64′), Budak, Levin. Trajner: B. Vogst

Gjyqtarë: Mazzoleni, Tonolini, Di Liberatore (Itali)

Kartona: Asnjë

Miqësoret me Azerbajxhanin

08.11. 2000, Maltë
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

27.03. 2002, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

17.08. 2005, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 2-1

19.11.2008, Baku
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1

11.11 2011, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan 0-1

Bilanci: 5 ndeshje, 3 fitore, 1 barazime, 1 humbje. Golaverazhi 5-3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›