E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, talent edhe në beatbox

Xherdan Shaqiri konsiderohet si një artist i futbollit. Mirëpo, kush do ta mendonte se ai ka talent edhe në muzikë? Talenti kosovar i ka mahnitur të gjithë duke e përcjellë një këngë të zhanrit rep me ‘beatbox’.

Shaqiri ishte i pranishëm në një mbrëmje gala të organizuar në Zurich të Zvicrës nga kompania gjigante sportive Nike, me të cilën ka kontratë për veshmbathje. Kompania amerikane e veshmbathjeve e hapi dyqanin prej 500 metrash katrorë, ku do të shiten veshmbathje dhe këpucë sportive.

Shaqiri bashkëpunoi me reperin Knackeboul. “Nuk e kemi provuar këtë më parë, por shkoi mirë”, ka thënë reperi zviceran. Yll i natës ishte kampioni i botës me Italinë, ish futbollisti Marco Materazzi. Fituesi i Ligës së Kampionëve gjendet i rreshtuar në një listë të sportistëve të mëdhenj si Roger Federer, Dirk Nowitzki, Luis Figo, Gail Devers, Michael Johnson etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›