E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri zyrtarisht te Bajern

Bajerni i Mynihut ka marrë zyrtarisht yllin e Bazelit, Xherdan Shaqirin. 20-vjeçari me origjinë kosovare, por me pasaportë zvicerane, pasi ka kryer vizitat mjekësore te klubi gjerman, ka firmosur një kontratë katërvjeçare, duke filluar nga sezoni i ardhshëm e që do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2016.

Për arritjen e kësaj marrëveshjeje, shoqëria bavareze ka derdhur në arkat e klubit të Bazelit nëntë milionë euro, plus bonuset që do të përfitojë mesfushori.

Megjithatë, Bajerni i Mynihut nuk ishte e vetmja skuadër që ishte interesuar për shërbimet e 20-vjeçarit kosovar. Roma e Napoli e kishin vendosur me kohë nën shënjestër Xherdan Shaqirin, që siç duket ka pasur destinacion të preferuar gjigantët gjermanë që drejtohen nga Jup Hejnkes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›