E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqirit i pëlqen të luajë me Messin

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 14:30

Në Danimarkë, një numër i konsiderueshëm i skautëve po e përcjellin Xherdan Shaqirin. Futbollisti i Baselit prej një kohe kërkohet nga klubet angleze, italiane e gjermane, por duket se ëndërr e tij është të luajë në Spanjë.

Në fakt, përfaqësuesi U21 i Zvicrës thotë se Barcelona është klubi i cili do t’i përshtatej. Ai do të dëshironte të luante me yjet e klubit katalunas, të cilët e fituan Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.

Ndër të tjera, 19 vjeçari ka bërë të ditur se do t’i pëlqente të luajë përkrah futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi. “Do të dëshiroja të luaja me të. Ai është futbollist i madh. Edhe si person ai është i admiruar, me një klas të paparë. Nëse e faulojnë, ai ngrihet dhe vazhdon të luajë njëjtë”, e shpreh admirimin e tij përfaqësuesi zviceran për yllin argjentinas në ueb faqen sport.ch.

Kushedi, ndoshta në të ardhmen futbollisti i Baselit mund ta realizojë ëndrrën e tij për të luajtur me Messin në Camp Nou. Futbollisti nga Gjilani konsiderohet lojtari më i mirë deri tash në Evropianin U21. Por, ai tregohet modest dhe lëvdatat ia dedikon skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›