Arsenali kërkon Douglas Costan

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 17:22
Arsenali ka paraqitur ofertë për mesfushorin ofensiv të Shakhtar Donetskut, Douglas Costa ka bërë të ditur menaxheri i tij, Cesar Bottega.
20-vjeçari u transferua në Shakhtar nga Gremio, me kontratë pesëvjeçare në janar 2010, por me paraqitje të mira ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane.
“Arsenali ka ofruar Denilsonin në shkëmbim për Douglasin, por Shakhtari e refuzoi atë. Ata nuk janë të interesuar për Denilsonin dhe duan vetëm para”, tha Bottega për Calciomercato.com.