E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlera e Fabregasit ka rënë

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 18:33

Presidenti i Barcelonës Sandro Rosell beson se vlera e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas ka rënë nga vera e vitit të kaluar. Gjiganti katalon dështoi të transferojë mesfushorin 24 vjeç vitin e kaluar.

“Në verën e kaluar, ne ofruam 40 milionë euro për Cescun, por tani ai vlen më pak. Nuk e di se çka do të ndodhë, por vetëm pese jemi të interesuar, nuk do të ofrojmë shuma të çmendura”, tha Rosell.

Fabregas është anëtar i Arsenalit nga 2003-ta, por verën e kaluar ishte fotografuar në fanellë të Barcelonës me bashkëlojtarët e tij të Kombëtares, gjatë festës për triumfin e Spanjës në Kampionatin botëror 2010. “Nuk mendoj se ai do të kalojë në ndonjë klub tjetër spanjoll. Cesc është i Barcelonës”, përfundoi Rosell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›