Krkiç, drejt Romës

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 18:01
Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkiç mund t’i bashkohet Romës në formë huazimi për një sezon, ka njoftuar menaxheri i tij, Zoran Vekic.
Bojan dështoi të përmbushë parashikimet në sezonin e fundit dhe vazhdimisht ishte zëvendësues për sulmuesit Lionel Messi, David Villa e Pedro. 20-vjeçari spekulohet se kërkohet edhe nga Arsenali dhe Liverpooli, por Vekic beson se klienti i tij mund të huazohet në Romë.
“Bojanit i pëlqen ky destinacion. Nuk mendoj se do të ketë probleme në arritjen e një marrëveshjeje mes Romës dhe Barcelonës. Formula e huazimit është opsioni më i mirë”, tha Vekic për romagiallorossi.it.