E Shtunë, 31 Tetor 2026

McLeish, menaxher i Aston Villës

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 17:18

Aston Villa ka emëruar Alex McLeishin si menaxher të ri me kontratë trivjeçare ka njoftuar klubi nga Premierliga.

Emërimi i ish-strategut të Birmingham Cityt dhe kalimi i tij te rivali i qytetit, Aston Villa ka zgjuar protesta nga tifozët në Villa Park.

Por, McLeish tha: “Jam i nderuar që më është ofruar mundësua të udhëheq një klub me histori të shkëlqyeshme. Pasuria, historia e suksesit dhe tradita e Aston Villës janë joshëse dhe të parefuzueshme”. McLeish dha dorëheqje nga Birminghami të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›