E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Protesta kundër Romëve, Si duam në zonën e Sharrës

Tiranë- Banorët e zonës së Sharrës në kryeqytet kanë protestuar pasditen e sotme pasi janë kundër strehimit të 8 familjeve rome te ish- reparti ushtarak.

Familjet i përkasin komunitetit që mbeti i pastrehe si pasojë e një zjarri pranë stacionit të trenit, dhe Bashki bashkë me ministrinë e Punës dhe Çështjes Socilae ka vendosur që këta banorë të streohen në këtë zonë.

Banorët kanë bllokuar rrugën për të ndaluar transferimin e tyre aty duke bërë që të mbërrijnë forca të shumta policie.

Policia ka filluar negociatat me banorët, por ata shprehen se nuk i duan romët në lagjen e tyre.

Për të qetësuar situatën kanë mbërritur dhe forcat Renea, ndërsa disa banorë janë konfrontuar me forcat policore.

Bëhet me dije se disa prej banorëve janë shoqëruar në komisariat, ndërsa janë futur në repart vetmw disa prej familjeve rome , por situata është e tensionuar.  Policia ka mundur të fusë disa prej orendive dhe më pas kanë hasur në qëndrimin e banorëve të cilët e kanë kundërshtuar futjen e tyre aty, pasi pretendojnë se janë pronarë të truallit.

Më pas kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilët kanë qetësuar situatën, dhe nëpërmjet furgonave të policisëjanë futur vetm rreth 18 banorë nga 52 që janë gjithsej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›