Mbyllet çështja ndaj Berluskonit

Silvio Berluskoni dhe David Mills
Gjykata ka rrëzuar çështjen për mitmarrje ndaj ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni pasi ajo ka kaluar afatin ligjor. Berluskoni akuzohet se kishte paguar ish-avokatin britanik për taksat, David Mills për të gënjyer në gjykatë në interes të tij. Çështja nisi në vitet 1990.
Berluskoni ka mohuar akuzat duke thënë se të gjitha çështjet ndaj tij janë të motivuar politikisht gjë të cilën ai e konsideron si sulm nga komunistët.
Prokurorët pretendonin se Berluskoni i kishte dhënë Millsit 600 000 dollarë për të mashtruar në favor të interesave të bizneseve të tij. Edhe Mills ka mohuar të jetë paguar për një gjë të tillë.
Tani ai ka edhe dy çështje të tjera të hapur, ku akuzohet për mashtrim me taksat dhe seks të paligjshëm. /F.S/