Ushqimet e shëndetshme që mbrojnë zemrën nga goditjet
Autori i Lajmit: red.
5 stile që duhet t i zbatoni sot për një zemër të fortë nesër. Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë riskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjitmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga mund të marrësh startin:
1. Mos pini duhan!
Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri.Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj riskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pijnë duhan janë shumë herë më të riskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.
2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime
Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinura me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut,kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekamondojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës
3. Ushqime të shëndetshmë për zemrën
Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrnave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardilogët. Gjithashtu pijet alkoolike ndihmojnë për një zemër të shëndetshme, por pa e tepëruar, Rekomandohen dy pije alkoolike në ditë për burrat dhe një për femrat.
4. Ruani peshën normale
Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.
5. Bëni rregullisht ekzaminime
Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminiminet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80.
Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve.
Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen.Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.
Ushqimet pikante nxisin sekretimin e hormonit të kënaqësisë
Është vërtetuar shkencërisht se djegësia nga specat i përgjigjet organizmit. Në fakt, kapsaini, alkaloid ky i cili i jep djegësi specit, nxit sekretimin e endokrinës, hormonit të kënaqësisë, dhe ka një serë efektesh të shëndetshme. Frytet djegëse janë 2-3 herë më të pasur me vitaminën C, në raport me sasinë e njëjtë të për shembull limonit apo portokallit, stimulojnë qarkullimin e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak dhe kanë efekt anti-koagulativ dhe kjo zvogëlon mundësinë nga sulmi ne zemër apo tru. Djegësia e tyre gjithashtu zbut simptomat e mahisjes së nyjeve dhe përdoret si mjet kundër sëmundjeve afatgjata kronike, shkruan Men s Health .
Ky lajm është publikuar: 25/09/2009