Aksident në Belsh-Kuçovë, vdes 54-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e një 54 vjeçari ndodhi në aksin rrugor Belësh - Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Belësh -Kuçovë, kur kamioni i drejtuar nga 54 vjeçari Shaban Marina, është përmbysur dhe për pasojë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Në pamundësi për ta dalë nga automjeti, 54 vjeçari Marina është djegur pjesërisht nga flakët e zjarrit . Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur edhe jetën .
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, mësohet se shkaku i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit, jashtë normave të lejuara.
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, mësohet se shkaku i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit, jashtë normave të lejuara.