Shefat që marrin gradën “Drejtues i Parë”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Fillon reforma e gradave në Policinë e Shtetit. Të parët që janë përfshirë në ndryshime janë drejtorët e policisë në qarqet e vendit, të cilët kanë marrë gradën e Drejtuesit të Parë, e katërta në rradhë me sistemin e ri të gradave, pas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Zv. Drejtorit. Gjithashtu këtë gradë e kanë marrë dhe drejtorë të drejtorive në Policinë e Shtetit. Vendimi është marrë pak ditë më parë, duke sjellë dhe ndryshimet e para. Sipas të dhënave pritet që në ditët në vijim ndryshimi i gradave të bëhet në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit
Ndryshimet
Të gjithë drejtorët e policisë në qarqe dhe ata të Drejtorisë së Përgjithshme, kanë marrë gradat “Drejtues i Parë”. Kjo është bërë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave për implementimin e gradave të reja, ndërkohë që ka nisur puna për përshtatjen e gradave me funksionin për disa drejtorë, të cilët nuk kanë vjetërsinë e duhur në punë. Burimet nga policia bënë të ditur se ka nisur ndryshimi i gradave, pasi më 11 qershor pritet ndryshimi i gradave për të gjithë strukturat. Sipas të dhënave, fillimisht po bëhet ndryshimi i gradave për të gjithë drejtorët e policisë në qarqe. Këta do të përfitojnë gradën drejtues i parë, që deri më tani mbahet vetëm nga një ish-funksionar i lartë i policisë. Ndërkohë, këtë gradë do e përfitojnë edhe drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Përplasjet
Ndryshimi i gradave ka sjellë edhe probleme në polici. Burimet nga policia bëjnë të ditur se disa prej drejtorëve në polici nuk e plotësojnë vjetërsinë në polici për të përfituar gradën për funksionin që kanë. Keshtu, eproret po mendojnë për ndryshime përkatese mbi këtë aspekt, me qëllim rregullimin e strukturës. Burimet policore thanë se nësë do të jetë e nevojshme, këta persona mund të emërohen në ndonjë tjetër funksion dhe në vend të tyre të sillen persona që kanë vjetërsinë e duhur për gradën që do të marrin.
1. Emërtimet e gradave, sipas niveleve dhe ecurisë në karrierë
a) Punonjës policie i nivelit zbatues:
i) Nëninspektor;
ii) Inspektor;
iii) Kryeinspektor.
b) Punonjës policie i nivelit të parë drejtues:
i) Nënkomisar;
ii) Komisar;
iii) Kryekomisar.
c) Punonjës policie i nivelit të mesëm drejtues:
i) Drejtues;
ii) Drejtues i Parë.
ç) Punonjës policie i nivelit të lartë drejtues:
i) Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm;
ii) Drejtor i Përgjithshëm.
Dhënia e gradave, sipas vjetërsisë në polici:
1 vit e 4 muaj për gradën "Inspektor", përfshirë edhe periudhën e shkollimit policor, me përjashtim të punonjësve të policisë, që janë në periudhën e provës
2 vjet e 8 muaj për gradën "Kryeinspektor"
4 vjet për gradën "Nënkomisar", përfshirë edhe periudhën e shkollimit policor. Specialistëve të lartë të policisë në detyrë u jepet grada "Nënkomisar", edhe nëse nga përllogaritja nuk plotësojnë vjetërsinë e shërbimit, përcaktuar në këtë shkronjë
6 vjet për gradën "Komisar"
8 vjet për gradën " Kryekomisar"
10 vjet për gradën "Drejtues"
12 vjet e 8 muaj për gradën "Drejtues i Parë"
15 vjet e 4 muaj për gradën "Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm"
Funksionet
Neni 19
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
1. Drejtori i Përhgjithshmë i Policisë emërohet nga Këshilli i Ministrave, bazuar në propozimet e paraqitura nga ministri.
2. Drejtori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë administrativ, teknik dhe operacional i Policisë.
3. Drejtori i Përgjithshëm
a) drejton dhe kontrollon Policinë
b) i rekomandon ministrit, në fillim të çdo viti financiar , buxhetin që do t i jepet Policisë për vitin e ardhshëm financiar
c) ndan buxhetin e miratuar nga Kuvendi ndërmjet departamenteve, drejtoreive, sektorëve, komisariateve dhe stacioneve të policisë, sipas përparësive të vendosura nga ministri.
ç) menaxhon dhe është përgjegjës për buxhetin e miratuar për Policinë
Gradat në Polici
Neni 32
Sistemi i gradave
Sistemi i gradave përcakton hirearkinë, nivelet e administrimit si dhe pasqyron marrëdhëniet ndërmjet funksioneve në Polici.
Sistemi i gradave sipas këtij ligji, paraqitja, forma, emërimet dhe mbajtja e tyre janë e drejtë vetëm e Policisë.
Neni 33
Kuptimi për klasat dhe gradat
Klasat pasqyrojnë nivelin e organizimit, të drejtimit, kontrollit dhe kryerjes së detyrave në Polici, si dhe tregojnë pozitën e punonjësve të Policisë në strukturën e administratës së saj.
Gradat shprehin pozitën që ka punonjësi në strukturën hierarkike të Policisë.
Neni 36
Hierarkia e klasave dhe gradave
Hierarkia ndërmjet punonjësve të Policisë në klasa përcaktohet siaps kësaj renditjeje:
Drejtor i Pergjithshem, drejtues, komisar, inspektor.
Brenda së njëjtës klasë, hierarkia e punonjësve të Policisë përcaktohet nga grada.
Hierarkia e punonjësve të Policisë me të njëjtën gradë përcaktohet nga funksioni, ndërsa për funksione të njëjta, hierarkia përcaktohet nga vjetërisa në gradë.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2008