Rama i PS-së, pro Ramës së Prokurorisë
Autori i Lajmit: red.
Selia rozë rreshtohet në mbështetje të deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uithers, për zbardhjen e hetimeve në çështjen “Gërdeci”. Edi Rama e cilësoi antikushtetues presionin e organeve qeverisëse ndaj Prokurorisë duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Ai pohoi se nuk mund të lejohet në asnjë mënyrë që forcat qeveritare të përfitojnë nga politika e re e ndarjes së qartë të pushteteve e të punëve mes politikës dhe drejtësisë, për të vazhduar avazin e vjetër të presionit antikushtetues e antiligjor mbi Prokurorinë e Republikës, me synimin e turpshëm pengimin e hetimeve për Gërdecin. “Ne kemi zgjedhur me vetëdije të plotë rrugën e dhënies me guxim të një shembulli të ri në politikën shqiptare, duke e trajtuar Gërdecin jo si një rast për të nxjerrë përfitime politike të çastit në kurriz të drejtësisë, po si një krim shtetëror që duhet zbardhur deri në fund vetëm përmes rrugës kushtetuese e ligjore të hetimit e të gjykimit të çdo fakti nga organet e pushtetit gjyqësor”, - tha Rama. Ai tha se PS ka refuzuar rrugën tradicionale të degjenerimit të kësaj tragjedie, por nuk mund të lejojë që ata që shkaktuan Gërdecin të fajësojnë Prokurorinë e Republikës dhe nga të pandehur të opinionit publik, të kthehen në inkuizitorë publikë të përfaqësuesve kushtetues të akuzës.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008