Dy ish-presidentë kundër Topallit
Autori i Lajmit: Suela Topi
"Dekretet e Presidentit janë dekretet e Kryetarit të Shtetit dhe, pavarësisht se jemi republikë parlamentare, nuk mund të veprohet në këtë mënyrë. Nga Parlamenti rrjedhin të gjitha institucionet kryesore të shtetit duke filluar nga Presidenti, por me krijimin e këtyre institucioneve, ata kanë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore”
Dy ish-presidentët shprehen kundër qëndrimit të Jozefina Topallit për dekretet e Presidentit. Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani kanë kritikuar situatën politike të krijuar në vend, në lidhje me dekretet e Kreut të Shtetit, Bamir Topi, për 5 kandidatë për Gjykatën e Lartë. Meidani e konsideroi si të pakuptueshme situatën e krijuar, ndërsa pohoi se kandidaturat e propozuara janë shumë serioze. Ndërsa paraardhësi i Topit, u tregua edhe më i ashpër me deklaratat e tij. Sipas Moisiut, kryeparlamentarja po merr kompetenca që nuk i takojnë. Ai kujtoi, madje, se në zyrat e Kuvendit vazhdon të endet akoma një dekret i tij i vitit 2005 për emërimin e Gjenovefa Gabës si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Moisiu pohoi më tej se përgjegjëse për situatën e krijuar është jo vetëm mazhoranca, por dhe opozita, e cila nuk e ka ngritur zërin sa duhet për këto probleme. Qëndrimet e dy ish-krerëve të shtetit vijnë pas përplasjeve mes Presidencës dhe Kuvendit lidhur me emrat e 5 kandidatëve të Gjykatës së Lartë, të propozuar nga Topi.
Ish-presidentët
“Unë do të thoja që gjithnjë është i nevojshëm një bashkërendim institucionesh në këtë rast unë nuk e kuptoj ku qëndron thelbi i problemit. Me sa kam parë unë nga mediat, kandidaturat janë tepër serioze”, - pohoi dje Meidani për sa u përket procedurave që
po ndjek Parlamenti lidhur me dekretin e Presidentit. Ndërkohë që Moisiu nuk e konsideron normale situatën e krijuar. Sipas tij, Kryetarja e Parlamentit po i atribuon vetes disa kompetenca që nuk ia jep as Kushtetuta dhe as ligji. “Dekretet e Presidentit janë dekretet e Kryetarit të Shtetit dhe, pavarësisht se jemi republikë parlamentare, nuk mund të veprohet në këtë mënyrë. Nga Parlamenti rrjedhin të gjitha institucionet kryesore të shtetit duke filluar nga Presidenti, por me krijimin e këtyre institucioneve, ata kanë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore”, - theksoi Moisiu, sipas të cilit, nuk mundet në asnjë mënyrë që të sorollaten dekretet e Presidentit në atë mënyrë. Ai kujtoi madje dhe zvarritjen e një dekreti të vitit 2005. “Më vjen keq ta them që një dekret imi i vitit 2005, ku është emëruar si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarja Gjenovefa Gaba, akoma nuk ka marrë përgjigje nga Parlamenti”, - tha ai. Ish-Kreu i Shtetit fajësoi për këtë situatë si mazhorancën, po ashtu dhe opozitën, e cila, sipas tij, duhet të reagonte fuqishëm dhe jo vetëm me ndonjë deklaratë sporadike. Këto përlasje, sipas Moisut, tregojnë se shteti ynë është akoma larg të qenit shtet ligjor. Ndërkohë që mësohet se kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kaluar për shqyrtim në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dy dekretet e Topit. Dekretet janë depozituar në Kuvend, njëri më datë 12.05.2008 dhe tjetri më 22.05.2008. Në riciklimin e këtyre dekreteve, Kryetarja e Kuvendit firmosi pasi i kërkoi kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, që në komision, të nisë shqyrtimi i tyre bazuar në vendimin nr 2 të Gjykatës Kushtetuese, datë 18.01.2005. Gjithashtu, këto dekrete do t i shqyrtojë edhe Këshilli i Legjislacionit e Rregullores. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, në seancën plenare të së hënës, tha se "unë ato dekrete i kam dërguar në Komision të Ligjeve që ditën e premte, pra kanë gjithë fundjavën që rrinë aty dhe kanë qenë deputetët, anëtarë të këtij komisioni, të cilët nuk kanë zhvilluar mbledhjen, duke mos i marrë në shqyrtim”. Ndërkaq, anëtarët e Komisionit të Ligjeve e kanë kundërshtuar këtë deklaratë, duke theksuar se këto dekrete nuk kanë mbërritur në tryezën e tyre të punës. Kur dekretet janë nxjerrë nga zyra e Kryetares së Kuvendit, komisioni nuk ka mundur të mblidhet për t i shqyrtuar, sepse kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, ndodhet jashtë shtetit, ndërsa nënkryetarit të tij, Fatmir Xhafa, i ka ndodhur një fatkeqësi familjare, gjë që e pengon pjesëmarrjen e tij në mbledhjet e komisionit.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008