E Diel, 1 Nëntor 2026

PDR kundër mocionit

Autori i Lajmit: red.
Partia Demokrate e Re, në vazhdën e deklaratave të partive politike, shprehu kundërshtimin e saj ndaj nismave të Partisë Socialiste për të shkarkuar nga posti Kryetaren e Kuvendit. Zëdhënësi i PDR-së, tha se do të ishte normale që opozita të ndërtonte alternativa qeverisëse për t i prezantuar në zgjedhje dhe deri atëherë të sfidonte qeverinë në Parlament. Sipas tij, nëse opozita nuk mundet apo nuk do që ta bëjë këtë gjë, kjo është çështje e saj. “Por është anormale që opozita parlamentare në mënyrë të përsëritur, dhe pse ka dështuar më parë, të kërkojë të largojë Kryetaren e Kuvendit për çështje që duhet të trajtohen me dialog përmes palëve politike dhe institucioneve dhe të zgjidhen sipas ligjeve në fuqi”, - shtoi më tej zëdhënësi i kësaj force politike. Ai tha se çdo insistim në këtë rrugë të vënies permanente në diskutim të institucioneve vetëm do të dëshmojë papjekurinë politike të PS-së.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›