Xhon Uidhers ne Gjirokaster, u tregon femijeve perrallen e "Borebardhes"
Gjirokaster- Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers, ka vijuar turin e takimeve dhe vizitave te tij ne qytetin e Gjirokastres. Pasditen e se henes, ne mjediset e Kinoteatrit te qytetit, kreu i selise diplomatike ka ndjekur pjesen teatrale "Romeo dhe Zhuljeta", vene ne skene nga nxenesit e shkolles 9-vjecare "Naim Frasheri". Nderkohe, mengjesin e djeshem, ambasadori ka zhvilluar nje takim me nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle. I shoqeruar nga bashkeshortja, ai eshte takuar me drejtues te shkolles, si dhe mesues dhe nxenes. Gjate vizites, Uidhers ka bashkebiseduar me nje grup nxenesish te shkolles, duke rrefyer per ta perrallen "Borebardha dhe shtate xhuxhat". Si nje prind i vertete, ai i ka lexuar me plot kujdes, fragmente nga kjo perralle per femije. Femijet me liber ne duar, kane ndjekur ambasadorin, qe i shoqeruar nga bashkeshortja, eshte munduar qe rrefimin e kesaj perralle ta bente sa me interesant. Ne gjuhen angleze ambasadori ka percjelle subjektin e perralles se njohur, duke nisur me humbjen e Borebardhes ne pyll, zbulimin prej saj te shtepise se xhuxhave, jeten me ta, ndeshkimin e shtriges, si dhe ardhjen ne fund te princit shpetimtar te dashuruar me Borebardhen. "Une do te deshiroja qe megjithese ne moshe te vogel, ju te kuptoni domethenien e vertete te saj", ka pohuar mes te tjerash Uidhers gjate rrefimit. "Duhet te jeni te sigurt se ashtu si ne kete perralle, ku ndeshkohet e keqja, qe eshte shtriga dhe fiton Borebardha, edhe ne jete gjithmone e mira fiton karshi te keqes", iu eshte drejtuar ambasadori amerikan femijeve te shkolles "Naim Frasheri". "Per te fituar ashtu si Borebardha karshi shtriges, pra e mira karshi te keqes, une ju porosis qe juve te mesoni dhe edukoheni per te qene gjithmone njerez te mire, pasi vetem keshtu do te arrini te fitoni gjithmone mbi te keqen. Ju jeni e ardhmja e vendit, qe do e coni drejt zhvillimit", ka pohuar ambasadori per vogelushet. Ne fund te takimit, ambasadori i SHBA-se ne Tirane, ka shkembyer disa dhurata simbolike me drejtuesit e shkolles.
Keshtjella
Pjese e programit te vizites se ambasadorit amerikan ne Gjirokaster, ka qene edhe nje guide turistike private, ne mjediset e Keshtjelles se qytetit, Pazarit karakteristik etj. Se bashku me bashkeshorten e tij, Xhon Uithers ka vizituar edhe Muzeun Etnografik, ku kane pare nga afer objektet e trashegimise kulturore
Keshtjella
Pjese e programit te vizites se ambasadorit amerikan ne Gjirokaster, ka qene edhe nje guide turistike private, ne mjediset e Keshtjelles se qytetit, Pazarit karakteristik etj. Se bashku me bashkeshorten e tij, Xhon Uithers ka vizituar edhe Muzeun Etnografik, ku kane pare nga afer objektet e trashegimise kulturore