Shembet stadiumi, vdesin 19 tifoze
E hena mund te quhet nje dite pikellimi, per Bregun e Fildishte. Ne morgun e Abidjanit perfunduan trupat e 19 tifozeve, qe mbeten te vrare nga shembja e stadiumit. Tragjedia ishte ne vemendjen e te gjithe opinionit nderkombetar. FIFA kerkoi nje hetim per tragjedine e se dieles dhe i eshte drejtuar kryeministrit te Bregu i Fildishte, i cili mblodhi ne nje takim te se henes kabinetin ne nje mbledhje te jashtezakonshme. Ne rremujen qe ndodhi pas ndeshjes ne stadium, pervec 19 te vdekurve mbeten te pakten edhe 132 te plagosur. Ne ndeshjen kualifikuese te boterorit, ndaj kombetares se Malivise, mijera tifoze ne kryeqytetin e Bregut te Fildishte, per te zene vend ne stadium, jane shtyre me njeri-tjetrit. Forcat e sigurise hodhen gaz lotsjelles, por deshmitaret thane se ishte shembur muri, gjate perpjekjeve per te dale dhe kjo solli tragjedine, nga me te rendat ne futbollin boteror. Bregu i Fildishte fitoi 5-0 dhe dy gola i shenoi Drogba.