Shefer fton në NATO Shqipërinë
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ftesa zyrtare
Shqipëria ka marrë ftesën zyrtare për anëtarësimin në NATO, dokument i cili ka mbërritur në adresë të shefit të diplomacisë, Lulzim Basha, nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, Jap de Hop Shefer. Shefer, nëpërmjet një letre drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, fton Qeverinë e Republikës së Shqipërisë të aderojë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Në letrën drejtuar ministrit të Jashtëm, Basha, Jap de Hop Shefer, ndër të tjera, shkruan: “Jam i lumtur t Ju informoj se të gjitha Palët në Traktatin e Atlantikut të Veriut kanë notifikuar pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikimin e Protokolleve të Aderimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kroacisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Bruksel, më 9 korrik 2008. Rrjedhimisht, Protokollet kanë hyrë në fuqi. Në emër të gjitha Palëve, vijon më tej letra e Shefer për ministrin Basha, jam veçanërisht i nderuar t i komunikoj Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ftesën për të aderuar në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Në përputhje me nenin 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Shqipërisë do të bëhet Palë në këtë Traktat ditën e depozitimit të instrumentit të saj të aderimit pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Në fund të letrës së tij drejtuar ministrit Basha, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Shefer, shpreh kënaqësinë në emër të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut. Ministri i Jashtëm, Basha, ka udhëzuar ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Uashington, të depozitojë instrumentin e ratifikimit të Aderimit të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Depozitimi i instrumenteve të ratifikimit do të kryhet sot, më 1 prill 2009, në një ceremoni të përbashkët të ambasadorëve shqiptar dhe kroat në Uashington.
Liberalizimi
Komisioneri evropian për zgjerim, theksoi se KE-ja mund të rekomandojë në 6-mujorin e parë të këtij viti heqjen e vizave për disa vende të Ballkanit, nëse ato arrijnë progres në kryerjen e reformave të ndërmarra
Bashkimi Evropian mund të vendosë këtë vit për t u ofruar lëvizje të lirë pa viza qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po brenda vitit, BE mund të çelë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë. Deklarata surprizë erdhi nga komisioneri i BE-së për Zgjerimin gjatë një fjalimi të tij në Parlamentin Evropian. Duke folur në Parlamentin Evropian, Rehn theksoi se pavarësisht tendosjes në zgjerimin e bllokut 27-anëtarësh, Komisioni Evropian mund të rekomandojë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti heqjen e vizave për disa vende të Ballkanit, nëse ato arrijnë progres në kryerjen e reformave të ndërmarra. Pas kësaj, ministrat e Brendshëm të BE-së mund të marrin një vendim përfundimtar deri në fund të vitit 2009, duke marrë parasysh progresin e vendeve ballkanike në luftën kundër krimit të organizuar, pajisjen e shtetasve me pasaporta biometrike dhe efikasitetin në kontrollin e kufijve. “Ne dëshirojmë të çojmë përpara çështjen e udhëtimit pa viza. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, - deklaroi Rehn para komisionit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme. Sipas diplomatëve, mbetet ende e paqartë nëse qeveritë e shteteve anëtare të BE-së do të heqin vizat për këto vende, pasi kriza aktuale ekonomike i ka bërë disa shtete anëtare më skeptikë ndaj imigrantëve dhe punëtorëve të huaj dhe më pak të gatshëm se më parë në premtimin për të lehtësuar udhëtimin drejt BE-së. Vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipërisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, u është premtuar perspektiva e anëtarësimit të tyre në BE, por kriza aktuale ka ulur "oreksin" e bllokut për zgjerim të mëtejshëm. “Le të mos shndërrojmë zgjerimin e BE-së në dashin kurban të recesionit ekonomik. Kriza nisi më shumë nga Uoll Stret-i sesa nga rruga kryesore e Zagrebit”, - theksoi Rehn duke iu referuar kryeqytetit kroat. Sipas Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Kroacia është ende në kohë për të përmbyllur bisedimet e anëtarësimit me BE-në brenda këtij viti, nëse zgjidhet një mosmarrëveshje kufitare me Slloveninë, vend anëtar i BE-së. Rehn shtoi se Komisioni mund të propozojë këtë vit edhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë, nëse ky vend përmbush reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.
NATO
Drobnjak uron Berishën
Kryeministri Berisha priti kryenegociatorin e Kroacisë për anëtarësimin në BE, Vladimir Drobnjak, i cili uroi Kryeministrin për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe për hyrjen në fuqi të MSA-së me BE. Kryeministri informoi Drobnjak për angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve dhe bashkëpunimin e ngushtë në shumë fusha, veçanërisht për të vazhduar traditën e mirë për shkëmbimin e eksperiencës reciproke për sa i përket objektivit madhor, integrimit në BE, tashmë që procesi i anëtarësimit në NATO po mbyllet me sukses. Ndërkaq, Drobnjak uroi Berishën për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, si një hap tjetër shumë i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit në BE. Kryenegociatori i Kroacisë i shprehu kryeministrit Berisha gatishmërinë e qeverisë kroate për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha fushat, veçanërisht për shkëmbimin e eksperiencave të rëndësishme për sa u përket hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE.
Në takim u diskutuan nevojat për konsolidimin dhe krijimin e kapaciteteve të reja administrative dhe të ekspertizës që kërkon faza e re drejt së cilës po ecën Shqipëria në kuadër të integrimit të Bashkimit Evropian.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009