Dashuria dhe drama, në skenën e TKOB
Autori i Lajmit: red.
Një tjetër kryevepër botërore do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Pas realizimit me sukses të baletit shqiptar “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, kjo skenë po përgatitet për një tjetër premierë, operën “Andrea Chenier”, për të cilën ka mbërritur në vendin tonë dirigjenti i njohur italian Vito Klemente, i cili po punon intensivisht me solistët, korin dhe orkestrën, për të ngjitur në skenën operistike këtë kryevepër botërore. Muzikanti nga Foxhia, Umberto Xhordano e kompozoi këtë opera, që zuri një hapësirë të pazëvendësueshme në historinë e melodramës, në një moment kyç e të lumtur të aktivitetit të tij artistik. I mrekulluar nga një histori franceze e shkruar nga Luixhi Illica, maestroja përfundon operën në fillimin e vitit 1896 dhe e vë me një sukses të madh në skenën “La Scala” të Milanos në 28 mars të njëjtit vit me protagonist Xhuzepe Borgati, tenor, një interpret i fuqishëm. Opera do të qëndrojë baza e suksesit të kompozitorit nga Foxhia dhe shpejt do të korrë sukses në gjithë botën. Subjekti i muzikuar nga Xhordano merr shtysë nga vitet e fundit të jetës së Andre Chenier, poet francez, vargjet e të cilit frymëzoheshin nga poezia klasike dhe ideali elenistik, që gjatë periudhës së terrorit, u gijotina, sepse denoncoi me guxim shfrenimet e Revolucionit, megjithëse ndante të njëjtat parime dhe ideale. Opera xhordane është një afresk i madh muzikor i një periudhe historike, asaj të Revolucionit Francez, tërheqës dhe i tmerrshëm, i mbushur me frymëzimin e lirisë dhe të barazisë, të cilin Napoleoni, i pari, dhe Kongresi i Vjenës, më pas, e zhdukën. Karakter sanguin, temperament i gjallë, por edhe stërhollime dhe plot rafinime muzikore, e thënë nga kritika më autoritare, e bëjnë “Andrea Chenier” themel të verizmit, i pëlqyer dhe i duartrokitur në mënyrë unanime nga publiku. Premiera e kësaj shfaqjeje do të jetë në datën 4 prill duke vazhduar më pas më 6,8,10 dhe 12 prill.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009