“Ëndrra: dinjitoze në Eurovizion”
Autori i Lajmit: red.
Një vajzë e dashur, e sinqertë, çapkëne me miqtë, korrekte, pasionante në punë, ndonjëherë nervoze me hipokrizinë dhe padrejtësinë, kjo është Ermanda Durmishi, këngëtarja e njohur, që shpesh e kujtojmë me këngën “Lule Velo partizani”. Nuk e mohon se qyteti i serenatave, ”Korça”, vendlindja e saj, ka ”mbjellë” tek ajo dashurinë e parë për këngën, si dhe ëndërrimet e pafundme për të zotëruar skenat, ku do të përhapte zërin e saj potent. Ermanda Durmishi njihet gjithashtu edhe si këngëtarja e diasporës, pasi më së shumti aktiviteti i saj artistik është zhvilluar për shqiptarët që jetojnë jashtë, fillimisht në Evropë, tashmë në Amerikë. ”Era vazhdon të këndojë më të njëjtin pasion si ditën e parë, në çdo koncert që merr pjesë në Amerikë, mundohet të japë gjithçka nga vetja, të përcjellë emocion të publiku”, - shprehet Era, ashtu siç e quan veten ajo. Këngëtarja tregon gjithashtu të fshehtat dhe ëndrrat në sirtar. “Kam ëndërr të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion në mënyrë dinjitoze”.
Më pëlqen ta nis nga fillimi. Kush është Ermanda Durmishi?
Ermanda është një vajzë e dashur, e sinqertë, çapkëne me miqtë, korrekte, pasionante në punë, ndonjëherë nervoze me hipokrizinë dhe padrejtësinë.
Na tregoni pak për aktivitetin tuaj artistik, për karrierën?
Aktiviteti im artistik nis që në vitet e hershme të jetës sime, kam kënduar në kopsht, "Lule Velo partizani", më pas kam marrë pjesë në festivalet e fatosave dhe pionierëve. Dëshira dhe talenti për të kënduar u kurorëzua më vonë me vazhdimin e Liceut Artistik "Jordan Misja" dega kanto, dhe studimeve akademike. Mbas mbarimit të studimeve kam vazhduar aktivitetin tim artistik në disa vende të Evropës nëpër diasporë, duke kënduar zhanre të ndryshme të muzikës.
Jeni një këngëtare e kompletuar dhe këndoni shumë zhanre muzikore duke nisur nga muzika klasike tek ajo e lehta. Por keni lindur në vendin e serenatave korçare. A janë ato pjesë e repertorit tuaj?
Oh natyrisht, serenatat i kam më për zemër si korçare që jam, jam rritur me to dhe albumin e parë të titulluar "Sytë jeshilë" e kam kryesisht me serenata.
Ku e gjeni veten dhe ku ndiheni më mirë në këto zhanre muzikore?
Të gjitha zhanret muzikore më pëlqejnë dhe çdo këngë e bukur më sjell emocion.
Sikur jeni shkëputur nga Shqipëria dhe keni një aktivitet disi pasiv këtu. Pse?
Arsyeja e shkëputjes sime nga Shqipëria, ka qenë emigrimi nëpër Evropë, si çdo artist që kërkon të integrohet. "Pasive në Atdhe"! Ah po, dëshira me mundësinë nuk përputhen gjithmonë, nëse ti nënshkruan një kontratë, nuk duhet të shkelësh rregullat e saj, kështu që në dy vende s`mund të jesh në të njëjtën kohë!
A do të ktheheni së shpejti për publikun shqiptar me ndonjë këngë apo videoklip?
Patjetër, besoj shumë shpejt.
Çfarë është duke punuar tani Ermanda?
Era vazhdon të këndojë me të njëjtin pasion si ditën e parë, në çdo koncert që merr pjesë këtu, mundohet të japë gjithçka nga vetja, të përcjellë emocion te publiku.
Do t ju shohim së shpejti në promovimin e një albumi të ri?
Oh shumë shpejt, tani kam përfunduar albumin e ri, të punuar me pasion dhe mjeshtëri nga Kristi Popa, gjej rastin ta falënderoj dhe t i shpreh mirënjohjen time. Është një album me 16 këngë të reja, nga të gjitha zhanret muzikore. Në këtë album e gjen veten adoleshenti, shqiptari nga jugu, shqiptari i veriut, emigranti, dashamirësi i këngës popullore, pa harruar dashurinë që është pjesa më e bukur e jetës. Kam dhe 2 këngë anglisht, me një fjalë ka gjithçka që kërkon koha; unë jam e kënaqur, tani pres vlerësimin e publikut, i cili është shumë i rëndësishëm për mua. . .
Jetoni në Amerikë. Cili është aktiviteti juaj artistik atje?
Po, jetoj në Miçigan, këndoj në koncerte të ndryshme që organizon komuniteti shqiptar, por jo vetëm në Miçigan, por edhe në Nju-Jork, Dallas, sipas ftesave të ndryshme që më bëhen në qytete të Amerikës për festën e flamurit, pavarësinë e Kosovës, Vitin e Ri, etj.
Kur jeni ngjitur për herë të parë në një skenë dhe si e kujtoni atë moment?
Për herë të parë në skenë jam ngjitur në vitin 1990 në festivalin kombëtar të RTVSH. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për mua, deputimi në një skenë me përmasa kombëtare është dëshirë e çdo këngëtari. Ka qenë eksperiencë e veçantë për mua, sepse ka qenë viti ku ndaheshin dy botë; ka qenë festivali i parë pa censurë! Mund të këndoje si të doje, çfarë të doje dhe të vishje çfarë dëshiroje!
Ermanda, keni ndonjë pasion të fshehtë apo ndonjë ëndërr të parealizuar?
Po, kam. Dëshiroj të marr pjesë në Festivalin Evropian në mënyrë dinjitoze.
Ndieni pendim për largimin tuaj nga Shqipëria dhe çfarë do t ju kthente këtu?
Pendim?! Oh jo, ndiej shumë mall për gjithçka në Shqipëri. S`mund të pendohem për diçka që e kam bërë me dëshirë. . . Unë jam martuar në Amerikë dhe nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër, përveçse të shkoja drejt bashkëshortit tim. . .
Çfarë do më kthente në Shqipëri? Familja ime që kam atje…; malli për Atdheun. . . dhe pse jam shumë larg, unë vij për vit në Shqipëri. . . Nuk duhet të harrojmë prej nga jemi, pavarësisht nga rrjedhat e jetës që na çojnë në vende të ndryshme të botës!
Na tregoni pak për jetën tuaj në Amerikë....Cilat janë angazhimet tuaja atje?
Amerika nuk është ashtu siç e mendojnë gjithë shqiptarët, "e shtruar me lule"! Jo çdo derë e ke të hapur, ke shumë vështirësi për të fituar vendin që të takon! E megjithatë jeta është "luftë, humb një betejë, fiton një tjetër", duhet jetuar me optimizëm.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009