E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i ECB-së Trichet kritikon Greqinë

Për arsye të deficitit të madh buxhetor dhe të dhënave të manipuluara mbi borxhet Banka Qendrore Evropiane (ECB) nuk do të pranojë më asnjëherë shifra për buxhetin, që nuk përputhen me faktet, është shprehur presidenti i ECB-së Jean-Claude Trichet për revistën informative 'Focus'.
Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi kontrolle më të rrepta. Greqia u trondit para Krishtlindjeve nga një krizë e rëndë financiare dhe nga shqetësimet për qëndrueshmërinë e monedhës euro është nën vëzhgimin intensiv të Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian e akuzoi qeverinë e Athinës, se shifrat e saj për zhvillimin ekonomik nuk janë të besueshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›