E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditen 11 mijë biznese nga ulja e pragut të TVSH-së

Plani

Administrata tatimore parashikon të administrojë të ardhurat e rreth 11 mijë bizneseve të vogla, me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë. Sipas përllogaritjeve paraprake, pritet që në skemën e TVSH të futen biznese që e kalojnë pragun e ri të miratuara nga qeveria, të cilat deri dje administroheshin nga bashkia. Sipas drejtuesve të tatimeve, për këtë kategori biznesesh, nuk do të ketë asnjë ndikim futja në skemën e re, por vetëm kostoja shtesë administrative. Aplikimi i skemës së re ka nisur që në datën 1 janar dhe duhet të kishte përfunduar në datën 15 janar. Këta biznese do të futen edhe në listën e subjekteve që duhet të pajisen me kasa fiskale gjatë këtij gjashtëmujori. Sipas kreut të tatimeve, Artur Papajani, futja e të gjitha bizneseve në skemën e TVSH-së do të vështirësonte punën për menaxhimin e tyre, për shkak të kapacitetit të mangët të administratës tatimore. Megjithatë, reforma do të mbyllet me heqjen e pragut, duke futur në zinxhir të gjitha kategoritë brenda një harku të shkurtër kohor.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›