E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia po përmirësohet

Kombet e Bashkuara kanë treguar se ekonomia botërore po përmirësohet. Në raportin e saj të përvitshëm, kjo organizatë parashikon një rritje globale prej 2.4 për qind në vitin 2010, kurse Azia Lindore dhe Jugore do të jenë në krye të kësaj rritjeje.

Organizata paralajmëron se kushtet për një rritje të qëndrueshme në mbarë botën mbeten të brishta. Raporti i OKB`së thotë se ekonomia botërore ka filluar të tregojë shenja të një mëkëmbje modeste. Tregjet e aksioneve po mëkëmben, tregtia ndërkombëtare dhe prodhimi industrial po shtohen dhe bankat po fillojnë biznesin e tyre përsëri. Kjo është një mëkëmbje e nxitur në pjesën më të madhe nga paketa stimuluese madhore në mbarë botën.

Drejtori ekzekutiv, Donald Tsang, tregon se në Hong Kong ata kanë shpenzuar gati 11.2 miliardë dollarë në masa stimuluese për ekonominë, një shumë kjo ekuivalente me rreth 5.2 për qind të GDP`së.

Komentet e Tsang u bënë në fillim të Forumin Financiar Aziatik në Hong Kong, ku delegatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të FMN-së takohen për të diskutuar të ardhmen ekonomike të rajonit.

Drejtori i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, theksoi rolin kritik që po luan Azia në këtë periudhë pas recesionit në botë. Ekonomia botërore ka treguar përmirësime të qëndrueshme që nga tremujori i dytë i 2009-ës, por Strauss Kahn thotë se mëkëmbja nuk ka qenë e njëjtë. Kina u rrit 10.7 për qind në tremujorin e fundit të 2009-ës, por qeveria qysh atëherë ka ulur dhënien e kredive për të ulur inflacionin dhe për të ngadalësuar një ekonomi të mbinxehtë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›