E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i EULEX në Tiranë, de Marnhac: Dhuna në veri nuk është opsion i zgjidhjes, shkelësit e ligjit do ndëshkohen

05-10-2011 / Gazeta 55

Akuzat e Dick Marty-t, Haxhinasto: Qeveria shqiptare do mbështesë hetimet e EULEX

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, dënoi shpërthimin e sotëm në Mitrovicë, ndërsa theksoi se dhuna nuk është opsion i zgjedhjeve të problemeve por vetëm dialogu. “Dua t’i siguroj autoritetet shqiptare se Eulex po punon për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës dhe në të mirë të qytetarëve të saj”- u shpreh De Marnhac. Duke u ndalur vecanërisht në akuzat e raporterit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, kreu i EULEX tha se “pas pak javësh pritet të nisin në Shqipëri hetimet rreth pretendimeve të ngritura nga eurodeputeti Dick Marty se është kryer trafikim i organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë”. Ai tha se tashmë është krijuar një ekip i posaçëm ndërsa theksoi se kryeprokurori që udhëheq hetimet do të vizitojë në një të ardhme të afërt Tiranën.
Xavier Bout de Marnhac, falenderoi qeverinë shqiptare për mbështjen që i ka ofruar EULEX-it për hetimet në lidhje me pretendimet e Dick Martyt. Nga ana e tij zv/kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Haxhinasto ofroi edhe njëherë bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për hetimet që do të bëjë EULEX-i rreth pretendimeve të Dick Martyt. Ai gjithashtu ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian ndërsa ka shtuar se duhet të nisë sa më shpejt edhe procesii liberalizimit të vizave për Kosovën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›