Paketa e Ramës, Meta: S’është koha për të vënë kushte mbi kushtet e Brukselit

05-10-2011 / Gazeta 55
Meta reagon nga Korça, ku mori pjesë në ceremoninë festive me rastin e 7 vjetorit të themelimit të degës së LSI-së
Nga qyteti i Korçës ku mori pjesë në ceremoninë festive të përvjetorit të 7 të themelimit të degës së LSI atje, Ilir Meta komenton paktin me 10 pika të propozuar nga kryesocialisti Edi Rama. Meta e quan këtë pakt si kusht që i mbivendoset kushteve të BE që janë plotësimi i 12 rekomandimeve. Ky sipas tij “është mesazhi më i qartë për politikën shqiptare dhe këto janë kushtet që duhen përmbushur”.
Meta bëri apel që të lihen mënjanë sherret private dhe të gjithë të marrin përgjegjësitë që ju takojnë.
“Është koha për bashkim, për një platformë kombëtare për integrimin. Të lëmë mënjanë sherret private”, deklaroi Meta.