E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e Qeverisë, Berisha: 2012-a, viti i kompletimit të projektit “Shqipëria në moshën dixhitale”. Hipotekimi i apartamenteve, Qeveria miraton udhëzimin

05-10-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se "brenda vitit 2012 do të finalizohen 125 projekte dixhitale në administratën shqiptare, ndërsa theksoi se çdo punonjës i saj duhet të pajiset me çertifikatë për përdorimin e programeve të kompjuterit". Duke folur në mbledhjen javore të Qeverisë, kryeministri theksoi se do të bëhet gjithçka për të zhdukur çdo barrierë dhe pengesë në mënyrë që lundrimi në internet të jetë i mundur për çdo qytetar i këtij vendi. “Shërbimet dixhitale janë më transparentet, më të shpejtat, më të sigurtat dhe kjo qeveri do t’ia ofroj qytetarëve të këtij vendi”- u shpreh  Berisha. Duke kërkuar që finalizimi i projekteve të bëhet brenda vitit 2011, kryeministri Berisha theksoi se ky është një objektiv madhor që do të realizohet në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Berisha veçoi faktin se është e domosdoshme të shqyrtohen të gjitha këto projekte në përputhje me buxhetin, ku përparësi absolute do të kenë ato të projekteve të moshës dixhitale. Gjithashtu kryeministri Berisha i dha sot përkrahjen e qeverisë, kryetarit të bashkisë së Tiranë. Lulzim Basha për të mbajtur premtimin elektoral për hipotekimin e pallateve të reja në kryeqytet. Qeveria do të miratojë një udhëzim të posaçëm që do i hap rrugë hipotekimit të apartamenteve, pas memorandumit të nëshkruar pak ditë më parë nga vetë kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe ministrit të Transporteve Sokol Olldashi. “Me këtë rregullore bëhet e mundur të pajisen me leje shfrytëzimi pallate, ndërtime të cilat, në total vetëm me detyrimet e tyre, clirojnë një kapital prej 700- 800 mln euro”- tha kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë. “Ky detyrim fiskal është bllokuar për shkak të burokracisë. Por po të kemi parasysh efektin kolateral të tyre leverdia është dhjetra herë më e madhe”- nënvizoi Berisha. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, janë rreth 400 pallate në Tiranë, që kanë përfunduar dhe në pjesën më të madhe janë shitur, por blerësit e tyre nuk rezultojnë ligjërisht pronarë. Gjithnjë sipas llogarive të ndërtuesve, vetëm nga pagesat për regjistrimin e pallateve të reja, shteti do të përfitonte rreth 50 milionë euro. Memorandumi i nënshkruar më 22 shtator mes Kryebashkiakut Lulzim Basha, Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi dhe atij të Drejtësisë, Eduart Halimi, është një dokument ligjor që garanton bashkëpunimin me pushtetin qëndror, pika tjetër e rëndësishme e procesit të paisjes me hipoteka.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›