E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, trojka e ambasadorëve 3 orë në zyrën e Ramës: PS të votojë ligjet me shumicë të cilësuar

05-10-2011 / Gazeta 55

Trojka e ambasadorëve të akredituar në Tiranë, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe kreu i Prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth janë takuar sot me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi i cili u zhvillua në selinë rozë vjen një ditë para seancës plenare të Kuvendit ku pritet që opozita të testohet përsëri nëse do japë miratimin e saj për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Kjo ka qenë edhe kryefjala e deklaratave të përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët për 3 orë me radhë në zyrën e Ramës, kanë kërkuar që deputetët socialistë në Kuvend, të marrin pjesë në votimin e ligjeve. Pas takimit me kreun e selisë rozë, ambasadorët informuan për mediat rreth bashkëbisedimit 3 orësh. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, tha se biseda u fokusua te progresi reformator i Shqipërisë dhe dialogu politik në parlamentar. Sipas Wollfarth, palët politike duhet të nisin punën për reformën zgjedhore, duke marrë në shqyrtim 52 rekomandimet e OSBE/ODIHR. “Të tre ne, Ambasadorët Arvizu, Sequi dhe unë, u takuam me kreun e Partisë Socialiste për të diskutuar rreth situatës politike aktuale. Ai na kishte kërkuar të takoheshim së bashku dhe kështu patëm një takim shumë të frytshëm në lidhje me procesin që po zhvillohet këtë vjeshtë. Ky proces duhet të ecë përpara. Janë bërë propozime të rëndësishme dhe z. Edi Rama na dha informacion shtesë rreth këtyre propozimeve. Bëhet fjalë për një listë të hapur, e cila nis me mënyrën se si duhet të funksionojë Kuvendi, me atë se si mund të jetë Kodi Zgjedhor në të ardhmen, si edhe pika të tjera. Ne mendojmë që është e rëndësishme që lista është e hapur dhe shërben si propozim për dialog me shumicën qeverisëse. Duhet shqyrtuar me seriozitet të plotë nga të gjitha palët e interesuara dhe, në qoftë se trajtohet brenda një kornize kohore të arsyeshme, do të bëjë të mundur që të shohim disa rezultate përpara ose gjatë pranverës së ardhshme. Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, për t’i vënë në lëvizje palët, për t’i ndihmuar ato që të ecin përpara. OSBE-ja është veçanërisht e gatshme për të mbështetur çdo lëvizje kur bëhet fjalë për të gjetur pikat e përbashkëta dhe për të identifikuar rrugën për të ecur përpara, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin evropian”- u shpreh Wollfarth. Ndwrsa ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, shprehu edhe njëherë mbështetjen e SHBA-ve në rrugën e integrimit të Shqipërisë, duke shprehur bindjen se partitë politike do nisin dialogun. “SHBA mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Partitë politike të nisin dialogun në funksion të reformave”- tha ai. I kursyer në deklaratën e tij ishte ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, i cili nisjen e dialogut politik mazhorancë – opozitë në funksion të reformës zgjedhore, e sheh si hap pozitiv drejt plotësimit të reformave dhe realizimit të kushteve të Brukselit. “Unë mendoj se dialogu do të nisë, është me vend shprehja popullore “gurë-gurë bëhet murë””- tha Sequi.
Opozita e ka kushtëzuar votën në Kuvend, me draftin e saj prej 10 pikash, ku mes të tjerash kërkohet edhe hetimi i kabllogrameve të publikuara në mënyrë të paligjshme nga Wikileaks. Një tjetër pikë e rëndësishme e kërkuar nga ndërkombëtarët ka qenë dhe arritja e konsensusit mes dy partive të mëdha politike dhe madje edhe zhvillimin e një takimi privat Berisha-Rama, sesa një debat publik mes tyre. Edhe reforma zgjedhore përbën një argument të fortë për ambasadorët, të cilët në unison të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR, apelojnë për nisjen nga puna të komisionit parlamentar, në funksion të përgatitjes së infrastrukturës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato të 2013-ës.

Komentet e ambasadorëve pas takimit të zhvilluar me Edi Ramën

Ambasadori Wollfarth: Të tre ne, Ambasadorët Arvizu, Sequi dhe unë, u takuam me kreun e Partisë Socialiste për të diskutuar rreth situatës politike aktuale. Ai na kishte kërkuar të takoheshim së bashku dhe kështu patëm një takim shumë të frytshëm në lidhje me procesin që po zhvillohet këtë vjeshtë. Ky proces duhet të ecë përpara. Janë bërë propozime të rëndësishme dhe z. Edi Rama na dha informacion shtesë rreth këtyre propozimeve. Bëhet fjalë për një listë të hapur, e cila nis me mënyrën se si duhet të funksionojë Kuvendi, me atë se si mund të jetë Kodi Zgjedhor në të ardhmen, si edhe pika të tjera. Ne mendojmë që është e rëndësishme që lista është e hapur dhe shërben si propozim për dialog me shumicën qeverisëse. Duhet shqyrtuar me seriozitet të plotë nga të gjitha palët e interesuara dhe, në qoftë se trajtohet brenda një kornize kohore të arsyeshme, do të bëjë të mundur që të shohim disa rezultate përpara ose gjatë pranverës së ardhshme. Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, për t’i vënë në lëvizje palët, për t’i ndihmuar ato që të ecin përpara. OSBE-ja është veçanërisht e gatshme për të mbështetur çdo lëvizje kur bëhet fjalë për të gjetur pikat e përbashkëta dhe për të identifikuar rrugën për të ecur përpara, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin evropian.

Ambasadori Sequi: Jam plotësisht dakord me deklaratën e Ambasadorit Wollfarth. Do të shtoj vetëm diçka: “gur - gur bëhet mur.

Ambasadori Arvizu: E mbështes plotësisht atë që thanë dy kolegët e mi. Shtetet e Bashkuara e mbështesin me gjithë zemër rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe ne po përpiqemi të heqim pengesat drejt realizimit të këtij qëllimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›