E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamujt grekë në stadium, FSHF gjobit Himarën

TIRANE- Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka gjobitur me 150 mijë lekë klubin e Himarës, për sjelljen e tifozëve në ndeshjen me Butrintin (2-0) ditën e shtunë. Shkaku kryesor për këtë gjobë, përveç incidenteve mes tifozerive, ka qenë edhe shfaqja e flamujve grekë në stadium. Ndërkohë, gjobë 150 lekë edhe për Butrintin, ndërsa trajneri i Himarës Luan Birçe, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, është pezulluar për 2 vjet dhe gjobitur me 250 mijë lekë.

Ndeshja mes Himarës dhe Butrintit u shoqërua me incidente të shumta, kjo edhe për shkak të urrejtjes mes dy tifozerive. Në stadium, tifozët e Himarës shfaqën flamuj grekë, ndërsa trajneri Luan Birçe goditi anësorin, për shkak se sinjalizoi gjyqtarin kryesor Sadiku për një karton të kuq. Kjo çoi në ndërprerjen për disa minuta të ndeshjes, e cila në fund u fitua nga vendasit 2-0.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›