Leonetti: Serbia të bëjë paqe me fqinjët, pastaj BE
PARIS- Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian për aq kohë sa nuk do të bëjë paqe me fqinjët, deklaroi sot ministri francez i Çështjeve Evropiane, Jean Leonetti, një ditë para vizitës në Kroaci dhe në Serbi.
"Ne dëshirojmë t'u themi miqve tanë serbë se ata synojnë të hyjnë në Evropë dhe ky synim nuk paraprihet nga asnjë diktat. Para së gjithash dëshiroj të përcjell mesazhin se nuk mund të pranojmë në Evropë një vend që është në konflikt dhe që nuk ka vendosur paqe me fqinjët'', deklaroi ministri para Komisionit të Çështjeve Evropiane të Asamblesë Kombëtare.
Serbia shpreson të marrë statusin e kandidadit në BE në fund të këtij viti, por në fund të muajit gusht, Boris Tadiç përmendi mundësinë se kjo nuk mund të ndodhë për shkak të çështjes së Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës apo dhuna në fund të muajit shtator shkaktuan ndërprerjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës nën drejtimin e BE-së. Që prej muajit mars, evropianët ndërmorën një proces negociatash mes Kosovës, që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe Beogradi refuzon ta njohë.
Për Jean Leonetti duhet t'u bëhet e ditur vendeve të Ballkanit se duhet të bëjnë paqe me fqinjët për t'u bërë pjesë e bashkimit Evropian. Ministri theksoi se në Kroaci do të nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 19 dhjetor sepse ka pasur perspektiva evropiane që progreset janë kryer.
(m.a/afp/BalkanWeb)