NASA vërteton teoritë e Einsteinit

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka publikuar të dhënat nga sonda Gravity Probe B 2004, e cila ndërkohë që fluturonte në orbitën e tokës, mision kryesore kishte vërtetimin e teorisë së Albert Einsteinit të vitit 1916 mbi relativitetin.
Ndërkohë që eksperimenti u zhvillua gjatë shumë dekadave, rezultatet përfundimtare vërtetojnë punën e madhe të Einsteinit mbi gravitetin dhe ligjet e fizikës së universit.
E përfshirë nga vonesat e lëshimit në hapësirë, problemet me buxhetin, të dhënat e pasakta dhe disa hetime federale, misioni i sondës Gravity Probe B 2004 më në fund u miratua dhe kaloi 17 muaj në orbitën e tokës.
Eksperimenti testoj dy teori të Einsteinit.E para ishte “efekti gjeodetik.”
“Në universin e Einshteinit koha dhe hapësira shtrembërohen nga graviteti. Toka e deformon pak hapësirën rreth vetes përmes gravitetit të saj. Bëhet fjalë për 2.75 centimetra në 40 mijë kilometra. Pra kemi të bëjmë me një shtrembërim modest”, tha një zyrtar.
Teoria e dytë e Einshteinit që u testua është “tërheqja e kornizave”, që është prirje e një objekti që rrotullohet për të tërhequr materialet e hapësirës dhe bashkë me të edhe kohën ndërkohë që ajo vazhdon rrotullimin, një fenomen që krahasohet me zhytjen e tokës në një det mjalti.