BE-ja paralajmëron Greqinë

Shtetet e zonës euro i kanë kërkuar Greqisë së zhytur në borxhe shumë të larta që të bëjë përpjekje më të mëdha për kursime dhe shitje të pasurisë shtetërore.
Pas konsultimeve të ministrave të Financave të euro-grupit në Bruksel, ministrja franceze, Christine Lagarde, tha se privatizimi është i vonuar, dhe kjo gjendje duhet të ndryshojë.
Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, deklaroi se nuk mund të përjashtohet ristrukturimi i lehtë i borxhit të Greqisë.
Po ashtu Juncker sheh të mundshme një paketë të re ndihmash financiare. Greqisë iu premtua në vitin 2010 një kredi ndërkombëtare rreth 110 miliardë euro.
Por vendi nuk mund të përballojë borxhin shumë të lartë.
Siç pritej, ministrat e Financave miratuan paketën e ndihmës financiare prej 78 miliardë eurosh për Portugalinë.