Shefi i UNHCR në Tiranë: Kurse të gjuhës shqipe për 210 muxhahedinët
TIRANE - Kurse gjuhe dhe kurse personale për 210 muxhahedinët që do të vijnë në Tiranë, me qëllim integrimin e tyre në shoqëri”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga drejtori i zyrës së UNHCR-së në Shqipëri, Hortenc Balla. Në këtë intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Balla shpjegon se si do të veprohet me këta azilkërkues, ndërsa sa i takon rrezikshmërisë së tyre, ai thotë se ekziston një klasifikim i bërë nga zyrat të huaja sipas disa standardeve dhe rregullave strikte. Gjithashtu, ai shton se, për sa kohë ndaj tyre nuk është provuar asgjë negative, ata mund të konsiderohen thjesht si qenie njerëzore.
Z. Balla, ka mbërritur grupi i parë prej 14 muxhahedinësh në Shqipëri. Si është pritur ardhja e tyre nga zyra juaj?
Pranimi dhe mikpritja është bërë nga qeveria shqiptare. Shteti shqiptar ka marrë këtë vendimi, i cili është vlerësuar nga të gjithë aktorët, ndërsa UNHCR-ja përpiqet të ndihmojë qeverinë shqiptare edhe pse mund të ketë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me individët për të ndihmuar, sepse në fund të fundit është përgjegjësi e çdo qeverie azili, pra mbajtja e tyre. Vetë procesi është t’u jepet mbrojtje këtyre personave.
Cili do të jetë roli i zyrës suaj? Ku do të konsistojë ndihma juaj konkrete?
Ka një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të dhënë ndihmë, sa i takon strehimit të tyre. Megjithatë UNHCR-ja ka disa vendime procedurale të vetat, kështu që kjo ndihmë do të jepet hap pas hapi; nuk mund të thuhet që kjo ndihmë do të jepet tani dhe për “x” kohë. Do jepet ndihmë për strehimin e tyre përmes partnerëve tanë dhe do ndihmojmë këta persona për t’u integruar më mirë: kurse gjuhe dhe kurse personale.
Këto, do të ofrohen nga ju?
Po. Prandaj përmenda edhe periudhat e programimit, sepse programimi ndryshon në varësi të nevojave të vetë personit. Ne në praktikën tonë, jo vetëm për këta persona, kemi parë që ndihma për integrim jepet duke pasur parasysh prirjet, interesat, vullnetin e personit. Siç ndodh në përgjithësi, që asistenca duhet të jetë e nisur nga vetë individi, që të ketë vlerë për individin.
Pjesa e ushqimit dhe veshjeve, do të mbulohet nga qeveria?
Për akomodimin, UNHCR-ja sipas rregullave të saj do të ndihmojë sa të jetë e mundur. Ushqimi do të zgjidhet në varësi të akomodimit. Për shembull, nëse për momentin kemi 14 muxhahedinë, i cili lejon akomodimin në qendrën e pritjes ku janë tani, shteti shqiptar ka ndërhyrë duke dedikuar burime të vetat, pasi vetë funksionimi i qendrës është i tillë: pret, akomodon, mban të huajt që kërkojnë mbrojtje nga shteti shqiptar. Pas a shumë kështu funksionon.
Kryesisht, çfarë moshe kanë ata që kanë ardhur dhe që do të vijnë në ditët në vijim, dhe, do të jenë më tepër meshkuj apo femra?
Nuk i di me hollësi se kush do të vijë, por kam përshtypjen që në total do të jenë më shumë meshkuj, sepse edhe vetë ata janë në këtë proporcion. Por kjo varet nga vullneti individual i tyre. Do të jenë grupmosha nga më të ndryshmet, por kryesisht moshë e mesme.
Do të synohet që ata të integrohen në tregun e punës, pra të ndërtojnë një jetë të mirëfilltë në Shqipëri?
Synojmë të bëhen të vetëmjaftueshëm. Ideja është që të mbajnë veten e tyre.
A do të vijnë fëmijë me grupet e tjera dhe a do të synohet integrimi i tyre në shkolla?
Në dijeninë time fëmijë nuk ka, por megjithatë nuk jam tërësisht i sigurt, sepse varet edhe nga vullneti i individëve. Nuk është një grup i dhënë që në fillim prej tyre, pasi merret parasysh vendimi i tyre. Secili nga ata duhet të bëjë procesin e vet analizues. Pra ka zyra atje që merren me këtë punë e që kanë kontakte të vazhdueshme. Por për fëmijë nuk di të ketë.
Ditën e premte, grupi i parë i muxhahedinëve, që tashmë ka mbërritur në Tiranë, është mbajtur i izoluar. Të paktën asnjë media nuk është lejuar që t’i shikojë apo të kontaktojë me ta. Pse ndodhi ky “izolim”?
Qendra monitorohet nga qeveria dhe nuk mund të marr përsipër të them arsyet e tyre, por ajo ka rregulla të funksionimit. Mos harrojmë që në qendër kishte edhe njerëz të tjerë. Jam i bindur dhe më duket pozitive që shteti nuk do të shqetësojë jetën e të tjerëve. Megjithatë, kur themi që qendra është e hapur, është e hapur që njerëzit të lëvizin jashtë saj dhe të kthehen në qendër sipas rregullave. Kështu që, unë jam i bindur që shumë shpejt njerëzit do ta gëzojnë këtë liri. Nuk mendoj se janë penguar për të dalë forcërisht, por ata do të jenë të lirë në qarkullim: të njohin vendin dhe të familjarizohen. Rrjedhimisht, për mua nuk përbën problem. Ndoshta për median ata përbëjnë interes, por edhe unë vetë si person nuk do të isha për futjen në qendër. Ata mund të jenë të kontaktueshëm kur të jenë të lirë të dalin nëpër qytet dhe e zgjedhin ata raportin me median.
Qëndrimi i tyre, do të jetë i përhershëm apo i përkohshëm?
Në thelb është mbrojta dhe garantimi i të drejtave. Nëse shteti ofron mbrojtjen, do të thotë që garanton të drejtat e tyre. Kjo është ajo që shteti do t’u ofrojë: qëndrim të mjaftueshëm në këtë territor. Pastaj planet individuale janë për gjithsecilin. Kjo varet vetëm nga ata.
Opinioni publik ka pasur një lloj ndjeshmërie dhe perceptimi se këta njerëz janë të rrezikshëm. Çfarë duhet t’iu themi këtyre njerëzve?
Unë punoj për UNHCR-në, që është një organizatë humanitare, që merret me individët. Unë di që ka rregulla strikte për bashkëpunimin me ata që janë në një mënyrë apo në një tjetër të rrezikshëm apo jo. Rrjedhimisht ka një parapëlqim për njerëzit, të cilët varen nga normat njerëzore. Megjithatë, në një masë të madhe ne kemi besim tek klasifikimi që bëjnë shtete të ndryshme, përfshirë dhe Shqipërinë, pasi janë lista të standardizuara. Ka organe që bëjnë vlerësimin e tyre plotësisht, por nuk është se unë kam një opinion të veçantë për këtë. Si individ që beson te të drejtat e njeriut dhe si jurist, për sa kohë që ka diçka të paprovuar negative, nuk mund të shihen me sy tjetër, përveçse si qenie normale.
Diçka tjetër për të shtuar?
Mendoj se të gjithë jemi të interesuar që informacioni për këta njerëz të jetë korrekt, sepse keqinformimi sjell një perceptim të gabuar mbi njerëzit.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)