E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefit të EULEX-it i zgjatet mandati

Shefit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac i është shtyrë edhe për katër muaj të tjerë mandati, kështu që ai do të mbetet në krye të këtij misioni deri në mesin e muajit nëntor.

“Këshilli për Politikë dhe Siguri, i BE-së, mbrëmë vonë ka vendosur që De Marnjakut t’i vazhdohet mandati në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e rregullt e ri-konfigurimit të EULEX-it”, ka thënë për mediet serbe Maja Kocijancic, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Sipas saj, procedura e përzgjedhjes së pasuesit të De Marnjakut është në proces.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›