E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja Merkel ngaterron Berlinin me Rusine ne harte

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është vendosur në një situatë të vështirë gjatë vizitës një shkollë të Berlinit. Në hartën e botës ajo donte të tregonte ku është Berlini, por "shkoi" në Rusi. Merkel mori pjesë në një orë mësimi, ku u tregonte nxënësve kryeqytetet kryesore të shteteve. Nxënësit kërkuan që ajo të gjente vendlindjen e saj, Hamburgun, por ajo donte fillimisht t'ua tregonte Berlinin. Por, kryeqytetin gjerman e "zhvendosi" në Rusi. "Berlini duhet të jetë këtu? Apo këtu?... Çfarë ka këtu?", thotë Merkel. "Këtu është Rusia", i është përgjigjur mësuesja. "Çfarë? Rusia? Kaq afër?", vazhdon Merkel me habi. Por në mbrojtje të kancelares Merkel, duhet të themi se harta ishte bosh, pra se i kishte vetëm kufijtë e kontinenteve të vizatuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›